



ArtKand është një program televiziv në formën e një ankandi veprash arti. Piktura, skulptura, antikuare e çdo vepër arti mund te bëhet pjesë e programit. Për ty artist, koleksionist apo menaxher arti qe po kërkon një vend ku të shesësh. Apo për të gjithë ju qe doni te zotëroni veprat më të mira të artistëve tanë. ArtKand është dritarja e duhur!
Rreth ARTKAND

Rreth ARTKAND

ArtKand është një program televiziv në formën e një ankandi veprash arti. Piktura, skulptura, antikuare e çdo vepër arti mund te bëhet pjesë e programit. Për ty artist, koleksionist apo menaxher arti qe po kërkon një vend ku të shesësh. Apo për të gjithë ju qe doni te zotëroni veprat më të mira të artistëve tanë. ArtKand është dritarja e duhur!
Më të fundit
Vepra Arti

Viti 2021
“Kopshti i Edenit”
Ardian Isufi
Cmimi fillestar 3200 euro
Lindur në Tiranë, 1973. Është diplomuar në Atelienë Grafike, Akademia e Arteve,në vitin 1995.
Këto aktivitete dhe vepra artikulojnë dhe komunikojnë metamorfozën e individit përmes dilemave psiko-fizike të shfaqura që rrjedhin nga paaftësia, që ka të pushtuara mbi shoqërinë tonë. Teknika të përziera në telajo, montime dhe instalime që pasqyrojnë qartë thellësinë artistike në situata dy dhe tre dimensionale.
Viti 1968
“ Kodrat e kuqe”
Ksenofon Dilo
Cmimi fillestar 3000 euro.
Dilo është themeluesi i skenografisë filmike moderne shqiptare.
Në fillimet e krijimtarisë së tij ai ishte një piktor realist dhe studiues i natyrës, tipar ky që mund ta vemë re në veprat “Mbrëmje” (1961), ”Në Razëm” (1962), “Muzg” (1962). Tek disa peizazhe të tjera të tij si “Mbrëmje në pazarin e Shkodrës” (1961), “Kujtim nga dimri i kaluar”, (1963) ndjehet ndikimi nga kubizmi dhe fovizmi. Kjo prirje u vu re më e reduktuar dhe në disa kompozime që ai ja kushtoi temës së ndërtimit socialist dhe luftës Nacional-Çlirimtare si mund të kujtojmë “Elektrifikimi”(1968).


Nënë Tereza, mermer
Pendelikon,( me te cilin eshte
skalitur i gjithe antikiteti grek)
Ilirian Shima
Cmimi 6000 euro
Nene Tereza është frymë. Ajo i ka kaluar dimensionet njerëzore.
Autori pikërisht këtë kërkon të përcojë duke mos u marrë me detajet dhe fizionominë e saj. Ky krijim nuk ka asnjë detaj të sajën përvec duarve, por nga ana tjeter jepet me aq realizëm figura e saj saqë po ta rëndojë me vogëlsira do të ikte nga karakter i saj hyjnor, pra është kapur thelbi i saj.